Në plazhin e Durrësit ushqimet mund t’i blesh në tokë!

Durrësi

Në plazhin e Durrësit ushqimet mund t’i blesh në tokë!

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:22
Durrës

Këtu në plazh blihet çdo ditë mes pluhrit, baltës dhe plehrave.

 Komuniteti prej më shumë se 30 mijë banorësh nuk ka një treg.

Tregtarët shfrytëzojnë trotuarët apo hapësirat mes pallateve për të shitur produktet e tyre.Të bindur se kushtet e punës lënë për të dëshiruar kërkojnë për ndërtimin e një tregu të ri.

Tregtar 1:  Nuk lejohet këtu, siç është Tirana me treg të bëhet dhe Durrësi.

Tregtar 2:  Jemi pa treg fare dhe shesim në rrugë. Ç’të bëjmë këto kushte janë këtu.

Tregtar 3: Të rrezikuar nga kjo situatë mbeten edhe konsumatorët.

Konsumator: Shiko sa keq është këtu, shiko kazantë e plehrave, janë bashkë me ushqimet nuk e lejon as shëndetësia, as njerëzimi”.

Kjo gjendje pritet të mbetet e pandryshuar nga bashkia e qytetit, e cila nuk ka në plan ndërtimin e nje tregu të ri. Në këto kushte zgjidhja do ti kaloje privatit.

Do të jenë keta të fundit që pritet t’i mundësojnë komunitetit një treg të përshtatshëm ku qytetarët.mund te blejne produktet e konsumit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat