Ministria: Durrësi, qyteti ku ndodhin më shumë krime

Durrësi

Ministria: Durrësi, qyteti ku ndodhin më shumë krime

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:39
Ministria e Drejtësisë

Një analizë e Ministrisë së Drejtësisë mbi veprat penale në vend arrin në përfundimin se është Durrësi qyteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend, por njëherësh edhe me krimin më të dhunshëm në gjithë territorin. TV Scan disponon analizën e kryer nga Ministria e Drejtësisë mbi Koeficienti e kriminalitetit bazuar te të dhënat e Gjykatave të Shkallës parë në gjithë vendin për vitin e shkuar. Bëhet fjalë për parametër që mat kriminalitetin duke shprehur numrin e krimeve për 100.000 banorë. Rezulton që për vitin 2017 në shkallë vendi kemi 146 krime për 100.000 banorë.

Kriminaliteti sipas këtij koeficienti e ndan territorin e Shqipërisë në tri grupe kryesore: në grupin e parë Ministria rendit qytetet me kriminalitet më të lartë se mesatarja prej 146-200 krime për 100 000 banorë, ku përfshihen rrethet Durrës, Krujë, Kukës, Pukë, Tiranë dhe Tropojë.

Në grupin e dytë përfshihen qytetet me kriminalitet që në koeficient është i përafërt me mesataren e vendit, 100-144 krime për 100.000 banorë,  ku përfshihen rrethet Fier, Gjirokastër, Kavajë, Kurbin, Sarandë e Shkodër.

Në grupin e tretë renditen rrethet me kriminalitet me vlera nën mesataren e vendit, 50-99 krime për 100.000 banorë, koeficientë që hasen në rrethet Elbasan, Korçë, Përmet, Pogradec.

Por në Durrës haset edhe niveli më i ashpër i kriminalitetit në gjithë territorin.  Ministria ka analizuar edhe raportin  krime-kundërvajtje, nga ku rezulton se në rrethin e Durrësit nga 820 çështje të gjykuara në 2017, 545 janë për krime dhe 275 kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat