Skena joreale nga Atlantiku i Veriut: Hapet rrjeti i tuneleve nënujore të gjata 11 kilometra!

Evropë

Skena joreale nga Atlantiku i Veriut: Hapet rrjeti i tuneleve nënujore të gjata 11 kilometra!

Nga: B.S. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:10
Tuneli në Ishujt Faroe

Në Ishujt Faroe është hapur rrjeti i tuneleve nënujore  pas punimeve që zgjatën për tre vjet të plota. Ky është një lehtësim i madh për banorët e kësaj krahine autonome daneze në Atlantikun e Veriut, të cilëve deri më tani u është dashur një orë e 14 minuta për të udhëtuar nga kryeqyteti Torshavn në qytetin e dytë më të madh, Runavik. Që nga e hëna, ata do të kalojnë të njëjtën rrugë në vetëm 16 minuta.

Image

Tunelet lidhin ishujt Streymoy dhe Eysturoy dhe janë gjithsej rreth 11 kilometra të gjata, dhe pika më e ulët e këtij projekti të madh të infrastrukturës është 187 metra nën nivelin e detit. Për të arritur sigurinë e atyre që përdorin tunelin, pjerrësia më e madhe nuk është më shumë se 5%, konfirmoi kompania që qëndron pas ndërtimit të tunelit. Interesante, tështë se tunelet janë zbukuruar me skulptura dhe efekte ndriçimi nga artisti Trondur Patursson.

Image

Local.fo, portali kryesor i Ishujve Faroe, shkruan se tarifa e tunelit do të kushtojë rreth 75 korona daneze, por do të jetë më e lirë për vendasit.

Image

Përndryshe, janë duke vazhduar punimet në ndërtimin edhe të tunelit i cili do të bashkojë ishujt Sandoy i Streymoy.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat