Rrëshqitja masive e dheut, 6 viktima në Norvegji

Evropë

Rrëshqitja masive e dheut, 6 viktima në Norvegji

Më: 3 janar 2021 Në ora: 23:14
Ilustrim

Gjashtë trupa të pajetë janë gjetur gjatë kërkimit të personave të zhdukur pas rrëshqitjes masive të dheut në Norvegji. Katër viktima u zbuluan të premten dhe të shtunën, ndërsa listës së zezë iu shtuan edhe dy persona të tjerë të dielën.

Viktima e parë  që u gjet ishte një 31-vjeçar. Aktualisht vijojnë të jenë të humbur edhe katër persona të tjerë. Forcat e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e tyre, por shanset për të pasur ene të mbijetuar po zbehen dita-ditës.

“Po punojmë në gropën që ka krijuar rrëshqitja. Kemi pesë ekipe që po punojnë të njëjtën kohë. Po bëjnë një punë të vështirë që nuk është pa rreziqe”, drejtuesi i operacionit të shpëtimit Goran Syversen.

Të dielën, vendin ku rrëshqiti dheu e vizitoi edhe mbreti e mbretëresha e Norvegjisë. “E kam të vështirë të them diçka pasi është e tmerrshme. Kjo ngjarje e rëndë na prek të gjithëve”, tha mbreti Harald pas vizitës.

Rrëshqitja masive e dheut ndodhi të mërkurën dhe krijoi një gropë gjigande ku thithi me dhjetëra shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat