27 vjeçarja e la të hapur derën e ballkonit për t’u freskuar, në mëngjes e gjen komshiun në shtrat duke e ngacmuar

Evropë

27 vjeçarja e la të hapur derën e ballkonit për t’u freskuar, në mëngjes e gjen komshiun në shtrat duke e ngacmuar

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 08:04
Ilustrim

Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në Palermo të Italisë. Një grua gjeti në mëngjes, në shtratin e saj komshiun, i cili kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj.

Sipas mediave italiane, pasi ishte kthyer nga shtëpia, gruaja vendosi ta lë derën e ballkonit të shtëpisë gjysmë të hapur në mënyrë që të freskohej.

Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin.

Viktima tentoi ta largonte me forcë, por i njëjti nuk dorëzohej. Më pas ajo filloi të bërtiste, çka e detyroi atë të largohej.

Pasi njoftoi policinë, 27-vjeçarja rrëfeu ngjarjen dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor.

Kurse 36-vjeçari i dyshuar u arrestua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat