Studenti rrëfen largimin e tij të vështirë nga Ukraina

Evropë

Studenti rrëfen largimin e tij të vështirë nga Ukraina

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:21
Alexander Somto Orah

Nga një strehë në Varshavë, Poloni, Alexander Somto Orah, një student 25-vjeçar nga Nigeria, rrëfen udhëtimin e tij jashtë Ukrainës.

Ai thotë se ai dhe studentë të tjerë të Universitetit Shtetëror të Telekomunikacionit në Kiev mblodhën gjërat e tyre dhe u nisën për në kufi një ditë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën.

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz përpiqeshin të largoheshin nga Ukraina, dolën disa raporte për banorët me ngjyrë, duke përfshirë nigerianët, indianët dhe libanezët, të mbetur në kufij.

Ndryshe nga ukrainasit, shumë jo-evropianë kanë nevojë për viza për të hyrë në vendet fqinje, shkruan AP.

Orah dokumentoi udhëtimin e tij dhe ndau video në mediat sociale për të rritur ndërgjegjësimin për atë që përjetoi.

Orah më në fund arriti në Poloni pas katër ditësh dhe duke fjetur jashtë në të ftohtë.

Ai thotë se ka në plan të qëndrojë në Poloni derisa të mund të kthehet në studimet e tij në Ukrainë ose të gjejë një universitet tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat