​Ukraina thotë se ka rimarrë qytetin Chuhuiv dhe ka vrarë dy komandantë të rangut të lartë rusë gjatë betejës

Evropë

​Ukraina thotë se ka rimarrë qytetin Chuhuiv dhe ka vrarë dy komandantë të rangut të lartë rusë gjatë betejës

Më: 7 mars 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv, kanë njoftuar zyrtarët e mbrojtjes.

Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat mbrojtëse kishin rimarrë qytetin nga rusët dhe se u kishin shkaktuar humbje të mëdha njerëzve të Putinit si në personel ashtu edhe në pajisje.

Në betejë po ashtu u vranë dy komandantë rusë të rangut të lartë, raporton dailymail.

Qyteti strategjik me 31,000 banorë ndodhet 37 kilometra nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, i cili është nënshtruar bombardimeve intensive.

Shtabi i Përgjithshëm tha në Facebook: "Në rrjedhën e armiqësive, qyteti i Chuhuiv u çlirua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat