Vazhdojnë sulmet, pavarësisht planeve për evakuim

Evropë

Vazhdojnë sulmet, pavarësisht planeve për evakuim

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:27
Disa njerëz duke u larguar nga rajoni i Kievit. 10 mars 2022.

Guvernatorët e Kievit dhe Donjeckut kanë thënë se sulmet ruse po vazhdojnë në rajonet ku ishte planifikuar evakuimi i civilëve, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Për të shtunën, 12 mars, është planifikuar hapja e korridoreve humanitare dhe largimi i banorëve nga zonat e sulmit, përfshirë Mariupolin që gjendet në rajonin Donjeck.

“Ngarkesa humanitare është duke lëvizur drejt Mariupolit, ne do të informojmë për zhvillimet. Situata është e komplikuar, ka bombardime të vazhdueshme”, ka thënë guvernatori i Donjecut, Pavlo Kyrylenko sipas mediave lokale.

“Situata është jashtëzakonisht e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat