Studenti nigerian vdes disa javë pasi u largua nga Ukraina

Evropë

Studenti nigerian vdes disa javë pasi u largua nga Ukraina

Më: 22 mars 2022 Në ora: 09:54
Ukrainë

Një nga studentët nigerianë që ikën nga lufta në Ukrainë ka vdekur në qytetin e tij të lindjes, Sokoto në Nigerinë veriore.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht vdekjen e studentit, Huzaifa Habibu.

Babai i tij, Habibu Halilu Modaci, tha se ai u dërgua në spital pasi u ankua humbje të oreksit.

Studenti 22-vjeçar, që studionte mjekësi në Ukrainë, do të diplomohej vitin e ardhshëm dhe ishte kthyer në Nigeri vetëm dy javë më parë.

Ishte hera e parë që kthehej në shtëpi për tre vjet, raporton BBC.

Babai i tij tha se djali u kishte rrëfyer tmerret e luftës dhe përpjekjet për t’u larguar nga Ukraina.

Nigeria ka evakuuar më shumë se 1 mijë e 500 studentë të saj nga Ukraina pas pushtimit rus muajin e kaluar.

Por, ka rreth 100 të tjerë ende të bllokuar në qytetin e Kherson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat