U përdhunua disa herë në sy të fëmijëve të mitur/ Deputetja ukrainase tregon historinë rrëqethëse

Evropë

U përdhunua disa herë në sy të fëmijëve të mitur/ Deputetja ukrainase tregon historinë rrëqethëse

Nga: A.M Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Deputetja ukrainase Maria Mezentseva ka folur për Sky News lidhur me zhvillimet më të fundit në vendin e saj, përcjell “Bota sot”.

Ajo tha se "nuk ka më vende të sigurta në Ukrainë".

“Pra, kur na pyesin, a jeni të sigurt tani, siguria është e përkohshme për momentin. Ne ende përballemi me vështirësi shumë të ashpra me sigurinë në korridoret humanitare”.

Por ajo tha se më shumë se 7,000 njerëz po shpëtohen çdo ditë në Ukrainë, duke shtuar se rreth 90% e korridoreve humanitare funksionojnë.

Zonja Mezentseva tregoi gjithashtu disa nga mizoritë që u ndodhin grave ukrainase.

Deputetja ukrainase tha: “Ka një rast që është diskutuar shumë kohët e fundit sepse është regjistruar dhe proceduar në prokurorinë e përgjithshme dhe nuk po hyjmë në detaje, por është një skenë mjaft e frikshme".

"Një civil u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në një qytet të vogël pranë Kievit. Gruaja e tij ishte... Më vjen keq, por më duhet të them... e përdhunuar disa herë në sy të fëmijës së saj të mitur. Dhe kjo është diçka gjë që është absolutisht e papranueshme për sa i përket të folurit publikisht për këtë, sepse ka shumë më shumë viktima sesa vetëm ky rast."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat