“Ish-dhëndri i Putinit ma vodhi foshnjën”, gruaja e miliarderit rus befason me deklaratën

Evropë

“Ish-dhëndri i Putinit ma vodhi foshnjën”, gruaja e miliarderit rus befason me deklaratën

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:51
Zhanna Volkova, një e famshme ruse e martuar me ‘miliarderin më të ri’ të vendit, Kirill Shamalov,

Një socialiste me bazë në Londër ka bërë pretendimin befasues se burri i saj, ish-dhëndri i Vladimir Putinit, ka vjedhur vajzën e tyre të porsalindur dhe po e fsheh në Moskë.

Zhanna Volkova, një e famshme ruse e martuar me ‘miliarderin më të ri’ të vendit, Kirill Shamalov, thotë se ajo është penguar të takojë foshnjën, të lindur nga një surrogate në tetor, shkruan DailyMail.

Volkova pretendon se një bashkëpunëtor i bashkëshortit të saj tashmë të larguar e ka paralajmëruar atë që të mos përpiqet të shohë fëmijën.

Shamalov, martesa e të cilit me vajzën më të vogël të Putinit, Katerina Tikhonova përfundoi në vitin 2013, mendohet se mbetet i afërt me presidentin.

Volkova dhe Shamalov u martuan në vitin 2018 dhe filluan të përpiqen për një fëmijë. Pas disa raundeve të dështuara të IVF, ata punësuan një surrogate përmes një agjencie me bazë në Moskë. Me afrimin e shtatzënisë në fazat e fundit, marrëdhënia me Shamalovin u prish dhe Volkova u nis për në Londër. Ajo pretendon se më pas u shkëput nga surrogatia.

Agjencia e Moskës më vonë e informoi atë se nuk kishin më kontakte me surrogaten që mbante fëmijën e saj.

“Unë kam qenë e izoluar në Londër me COVID-19”, tha ajo. “Sapo munda, fluturova për në Moskë”.

Ajo shkoi në shtëpinë e madhe që ata ndanin në periferi të qytetit. “E prita për tre ditë”, tha ajo. “Më në fund ai erdhi në shtëpi. Ai më tha se ka një të dashur të re, por nuk donte një divorc. Ai donte të më lëndonte”.

Volkova, 44 vjeçare, thotë se avokatët e Shamalov kërkuan që ajo të hiqte dorë nga e drejta e saj për të parë fëmijën, por ajo refuzoi.

Ajo thotë se kishte frikë dhe mori fluturimin e parë nga Moska. “Dëgjova që ai e quajti vajzën Anna, megjithëse kishim rënë dakord për Elizabeth sipas Mbretëreshës. Policia ruse nuk dëshiron t’ia dijë, ndaj po hap çështjen këtu në Londër”.

Volkovas i është thënë se Shamalov është në një lidhje me stilisten Anastasia Zadorina, vajza e një gjenerali të lartë të FSB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat