I lidhur me kravatë dhe me gojën e zënë/ Gjendet i vdekur në kamion, biznesmeni 47-vjeçar në Greqi

Evropë

I lidhur me kravatë dhe me gojën e zënë/ Gjendet i vdekur në kamion, biznesmeni 47-vjeçar në Greqi

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Policia greke po heton një ngjarje të rëndë pasi në Tregun e Perimeve në Rentis, ku një biznesmen është gjetur i pajetë në një kamion. Ai u gjet i lidhur dhe gojën ia kishin zënë.

Trupi i burrit është gjetur nga punëtorët në Tregun e Perimeve kur hynë në kamionin e parkuar në një parking në rrugën ‘Kennedy’.

Viktima është gjetur i lidhur me kravatën e tij dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një biznesmen 47-vjeçar që ushtronte aktivitet në zonë.  

Në vendngjarje kanë mbërritur një mjek dhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat