Tragjedi para dasmës, fëmija mbytet në pishinë pasi çifti po bënte përgatitjet e fundit

Evropë

Tragjedi para dasmës, fëmija mbytet në pishinë pasi çifti po bënte përgatitjet e fundit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 16:44
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në Itali ku një fëmijë 3 vjeçar është mbytur në pishinë.

Vogëlushi ndodhej në shtëpinë e gjyshërve në Bibbona, provincën e Livornos ndërsa prindërit e tij kishin shkuar në Milano për të përfunduar përgatitjet e dasmës së tyre.

Sipas mediave vendase, djali 3 vjeçar ra në pishinë pasi po tentonte të merrte një lodër. Pasi gjyshërit kuptuan se vogëlushi kishte rënë në pishinë, e nxorën menjëherë dhe njoftuan ambulancën por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Përpara këtij aksidenti të tmerrshëm, djali i vogël kishte bërë banjë me gjyshin e tij, i cili menjëherë më pas ia besoi gruas së tij për ta tharë dhe përgatitur drekën. Për shkak të një shpërqendrimi, askush nuk e vuri re që fëmija kishte përfunduar në ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat