Norvegjia mbyll një aeroport pasi afër kaloi një dron i dyshimtë

Evropë

Norvegjia mbyll një aeroport pasi afër kaloi një dron i dyshimtë

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Aeroporti i Bergenit në Norvegji është mbyllur për pak kohë pasi është vërejtur një dron rreth tij.

Zëdhënësi i policisë Orjan Djuvik në një deklaratë tha se kompania shtetërore Avinor, e cila operon disa aeroporte në Norvegji, zbuloi dronin rreth orës 04:15 sipas kohës lokale, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk jemi ende të sigurt nëse ka më shumë se një dron, por për momentin e dimë se ka të paktën një”, tha Djuvik.

Agjencia Norvegjeze e Lajmeve (NTB) njoftoi se droni po fluturonte afër bazës detare dhe hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht.

Ndërkaq, zyrtarët e policisë thanë se nuk kanë konstatuar asnjë dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat