Tentoi të arratisej, arrestohet ne aeroport ndërtuesi i kompleksit të shembur nga tërmeti

Evropë

Tentoi të arratisej, arrestohet ne aeroport ndërtuesi i kompleksit të shembur nga tërmeti

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 08:35
Mehmet Yasar Joskun

Sipas mediave turke, Mehmet Yasar Joskun ka dashur të arratiset në Mal të Zi. Ai u arrestua në aeroportin e Stambollit, duke mbajtur para me vete. 

Kompleksi i banesave që kompania e tij ndërtoi në vitin 2012 strehonte 250 shtëpi, në ndërtesa 12-katëshe.

Në tërmetin e së hënës, kompleksi u shemb si një kullë letre, ndërsa kërkimet në zonë për gjetjen e të mbijetuarve vazhdojnë, por shpresat gradualisht po shuhen. Në faqe të ndryshme interneti, kompleksi i ndërtesave luksoze reklamohej si “një cep i parajsës”.

Çdo apartament kushtonte nga 1.5 deri në 3 milionë lira turke (75,000 deri në 150,000 euro). Sapo u bë e ditur shkatërrimi i shtëpive, Joskun dhe vëllai i tij, Husein Yalcin, u zhdukën.

Vëllai i tij mësohet se ndodhet në zyrat e kompanisë së ndërtimit Antis Yapi në Mal të Zi, ku ajo ka selinë që nga viti 2017.Rreth 800 persona llogariten të mbetën të bllokuar në rrënojat e kompleksit “Rilindja”. Mediat turke raportuan se futbollisti ganez i Hataysporit, Christian Atsu dhe drejtori sportiv i ekipit, Taner Savut, besohet të jenë në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

Ekipet e shpëtimit po punojnë ende në vendngjarje për të gjetur të mbijetuarit.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha më herët sot se askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit për neglizhencën që çoi në shembjen e ndërtesave pas tërmetit 7.8 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat