Ushqimet e Putinit nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez bën veprimin e pazakontë në Moskë

Evropë

Ushqimet e Putinit nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez bën veprimin e pazakontë në Moskë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:08
Delegacioni kinez është kapur ‘mat’ duke porositur KFC.

Delegacioni kinez që shoqëroi liderin e Kinës Xi Jinping në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin, është kapur ‘mat’ duke porositur KFC.

Fotot dhe videot janë duke bërë xhiron e botës.

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti kinez ka porositur ushqim të shpejtë ‘made in US’, konkretisht KFC.

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka ngritur pyetjen “A nuk kishte shije të mirë ushqimi i Putinit?”.

Me vizitën e tij në Moskë dhe bisedimet me homologun e tij rus, presidenti kinez Xi Jinping u përpoq të krijonte një aleancë të re kundër Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në përgjithësi, por kur bëhet fjalë për pulën e skuqur amerikane, gjërat ndryshojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat