Lufta në Ukrainë/ Putin merr vendimin drastik për një nga gjeneralët më të lartë

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Putin merr vendimin drastik për një nga gjeneralët më të lartë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:51
Pamje nga lufta në Ukrainë

Vladimir Putin ka shkarkuar një nga gjeneralët kryesorë që udhëheqin forcat ruse në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM).

Ministria e Mbrojtjes raportoi se gjeneral-koloneli Rustam Muradov është shkarkuar si komandant i Grupit Lindor të Forcave (EGF).

Grupi është bërë i njohur për sulmet e tij të dështuara, duke përfshirë një në qytetin lindor të Vuhledar, i cili përfundoi me dhjetëra tanke të shkatërruar.

“Ky është shkarkimi më i lartë ushtarak rus i vitit 2023 deri më tani, por ka më shumë gjasa të ndodhin shkarkime të tjera pasi Rusia vazhdon të mos arrijë objektivat e saj në Donbas”, tha Ministria e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat