Horror në Francë, gjendet pajetë në qese plehrash 5-vjeçarja

Evropë

Horror në Francë, gjendet pajetë në qese plehrash 5-vjeçarja

Më: 26 prill 2023 Në ora: 08:41
Francë

Një ngjarje makabre ka tronditur Francën, pasi një vajzë 5-vjeçare është gjetur e pajetë në një qese plehrash në një apartament në Rambervillers. Prindërit me origjinë rumune kishin denoncuar zhdukjen e vogëlushes pasdite.

“Vajza e vogël u gjet e pajetë në banesë. Ishte policia që e gjeti trupin. U përpoqën të bënin masazhe në zemër, por nuk mundën të bënin asgjë. Për fat të keq ishte tepër vonë”, tha kryebashkiaku Jean-Pierre Michel.

Për ngjarjen policia ka arrestuar 16-vjeçar, i cili ndodhej në banesën ku u gjet trupi i viktimës.

Sipas mediave lokale, trupi i viktimës u gjet në një shtëpi që ndodhet rreth njëqind metra larg shtëpisë së sulmuesit të dyshuar.

Sipas kryebashkiakut, djali i arrestuar ishte “i njohur për policinë bashkiake dhe sigurisht për xhandarmërinë për fakte që kishin të bënin me abuzimin seksual” ndaj të miturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat