Reshje shiu dhe stuhi në Rusi, raportohet për 9 viktima dhe 27 të plagosur

Evropë

Reshje shiu dhe stuhi në Rusi, raportohet për 9 viktima dhe 27 të plagosur

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:28
Foto nga vendi i ngjarjes

9 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e stuhive dhe reshjeve të shiut në Rusi.

Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë rrëzuar pemë dhe për pasojë është ndërprerë energjia elektrike në qindra vendbanime.

Trupat e tyre u gjetën në një vend kampingu pranë liqenit Yalchik në rajonin Mari-El. Fotot e postuara nga ministria në aplikacionin Telegram tregonin disa makina dhe tenda të dëmtuara e të shtypura nga pemët e rrëzuara.

Stuhitë ndërprenë furnizimin me energji elektrike në 520 vendbanime, dëmtuan çatitë e 41 ndërtesave të banimit dhe shtatë ndërtesave që ofrojnë shërbime sociale në 8 rajone të ndryshme ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat