Siç nuk ishte parë kurrë! Publikohen fotot e fundit të Prigozhin pak ditë para rrëzimit të avionit

Evropë

Siç nuk ishte parë kurrë! Publikohen fotot e fundit të Prigozhin pak ditë para rrëzimit të avionit

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:10
Yevgeny Prigozhin

Fotot e fundit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili humbi jetën pas rrëzimit të një avioni pranë Moskës javën e kaluar, po bëjnë xhiron e internetit.

Siç raporton Daily Mail, Prigozhin u pa duke bërë selfie me vendasit, me gjasë në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore,  vetëm një nga disa vende afrikane ku grupi Wagner kryen operacione.

Udhëheqësi mercenar, i cili është fotografuar i veshur me rroba civile, është i rrethuar nga vendasit që duken të emocionuar për të takuar rusin dhe për të pozuar me të, duke shtrënguar duart dhe duke e përqafuar.

Image
Yevgeny Prigozhin

Menjëherë pas takimit me njerëzit e Banguit, Prigozhin shkoi në Mali, ku veshi përsëri uniformën e tij ushtarake dhe bëri një video të fundit të tij, duke thënë se donte “ta bënte të gjithë kontinentin afrikan më të lumtur”.

Disa ditë më vonë, ai u vra pas rrëzimit të avionit që u cilësua gjerësisht si hakmarrje nga Putini dhe Kremlini pasi Prigozhin dhe një pjesë e mercenarëve të Grupit Ëagner u revoltuan kundër Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në qershor.

Image
Yevgeny Prigozhin

Këto foto të fundit të Prigozhin në rrjetet sociale vijnë pasi autoritetet ruse konfirmuan zyrtarisht vdekjen e tij të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat