Situatë e jashtëzakonshme në Suedi/ Të rinjtë kontaktojnë bandat për vrasje, ushtria zbarkon në rrugë

Evropë

Situatë e jashtëzakonshme në Suedi/ Të rinjtë kontaktojnë bandat për vrasje, ushtria zbarkon në rrugë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Gjithnjë e më shumë të rinj po përfshihen në luftën e bandave që është ndezur në Suedi muajt e fundit, tha të premten shefi i policisë kombëtare të vendit, pasi tre persona u vranë në incidente të dhunshme në 24 orë.

“Ne jemi në një situatë ku rë rinjtë po kontaktojnë vetë organizatat kriminale” duke kërkuar të kryejnë vrasje, tha shefi i policisë suedeze Anders Thornberg gjatë një konference për shtyp.

Suedia ka qenë prej kohësh e rrënuar nga dhuna e lidhur me bandat rivale dhe bandat që luftojnë për të kontrolluar tregtinë e drogës dhe armëve.

Kjo dhunë është përshkallëzuar muajt e fundit për shkak të një konfrontimi që ka shpërthyer brenda njërës prej këtyre bandave. Incidentet e të shtënave dhe shpërthimeve janë pothuajse një dukuri e përditshme.

“Kriminelët janë të pamëshirshëm,” tha Thornberg, duke përshkruar sistemin që ata ndjekin kur duan të largojnë rivalët e tyre: ata përdorin njerëz jashtë bandave, shpesh të mitur. Ata u japin armë, për të kryer krimet.

Viktimat janë gjithashtu të rinj, në shumicën e rasteve.

Sipas një raporti nga rrjeti televiziv shtetëror SVT, 12 njerëz u vranë nga të shtënat dhe shpërthimet në shtator, numri më i lartë i regjistruar në një muaj të vetëm në katër vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat