Rusia rrit shpenzimet ushtarake, Duma voton shumën prej 109 miliardë eurosh

Evropë

Rusia rrit shpenzimet ushtarake, Duma voton shumën prej 109 miliardë eurosh

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës dominon në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus, Duma ka votuar për rritjen e shpenzimeve ushtarake me 68 për qind.

Buxheti do të rritet në rreth 109 miliardë euro, duke përbërë 6 për qind të GDP-së. Moska ka shpenzuar vlerën e disa dhjetëra miliarda eurove për municione, raketa, tanke dhe dronë në luftën në Ukrainë, ku nuk po arrin suksesin e pritur.

Gjithashtu, Kremlini po lufton të rimbushë stoqet e armatimeve nga fabrikat e tij të municioneve.

Ekonomia ruse është dëmtuar nga sanksionet e Perëndimit, por sërish vazhdon të fitojë të ardhura të mëdha nga nafta dhe gazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat