Granata që i shkoi si dhuratë për ditëlindje e lë të vdekur ushtarin ukrainas

Evropë

Granata që i shkoi si dhuratë për ditëlindje e lë të vdekur ushtarin ukrainas

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje ka hedhur në erë dhe ka vrarë një ndihmës të ngushtë të kreut të forcave të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

Majori Hennadiy Chastyakov, 39 vjeç, ishte kthyer në banesën e tij me dhurata nga kolegët e tij dhe po i hapte ato me djalin e tij kur granata shpërtheu.

Chastyakov u vra dhe djali i tij 13-vjeçar u plagos rëndë.

Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko tha se djali kishte filluar të kthente unazën në granatë, raporton BB.

Më pas, ushtaraku i ka marrë granatën fëmijës dhe ka tërhequr unazën, duke shkaktuar një shpërthim tragjik.

Shpërthimi është cilësuar si një “aksident tragjik” dhe ministri i bëri thirrje publikut që të presë rezultatin e një hetimi zyrtar. Policia tha se shpërthimi në banesën e familjes në Chaiky në periferi perëndimore të Kievit kishte qenë “si rezultat i trajtimit të pakujdesshëm të municioneve”.

Por shpejt doli se në banesë ishin gjetur edhe pesë granata të tjera. Klymenko tha se ato kishin qenë një dhuratë nga një koleg në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat