Ndodh për herë të parë që nga pushtimi, Putin përballet me gazetarët perëndimorë

Evropë

Ndodh për herë të parë që nga pushtimi, Putin përballet me gazetarët perëndimorë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Vladimir Putin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Putin po përballet me gazetarët perëndimorë, në një konferencë të madhe për shtyp në Moskë. Ai do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve rusë dhe gazetarëve perëndimore.

Kjo është konferenca e parë e Putin, pas anulimit vitin e kaluar.

Putin, tha të premten se do të kandidojë sërish për president në mars, duke kërkuar të mbajë pushtetin deri në 2030, ndaj ai u pyet nga gazetar të përshkruante kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme.

Por presidenti iu shmang, duke folur për trajtimin e papunësisë, rritjen e pagave dhe PBB-së ruse dhe zgjerimin e industrisë.

“Forcimi i sovranitetit është një nga prioritetet e mia dhe  Rusia “nuk mund të ekzistojë pa të”. Bota është habitur që ekonomia ruse nuk është gjynjëzuar nga sanksionet perëndimore, por është treguar elastike dhe kjo do të vazhdojë ta bëjë,” tha presidenti.

Në një pyetje tjetër, Putinit iu kërkua të fliste për “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat