Rusi i bllokuar në motin e ftohtë, si u qëllua me predhë nga ushtria ukrainase

Evropë

Rusi i bllokuar në motin e ftohtë, si u qëllua me predhë nga ushtria ukrainase

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ushtar rus kishte mbetur i vetmuar në një fushë të hapur në rajonin e Avdikias në Ukrainë, kur ushtria ukrainase e sulmoi.

Blogu ushtarak ukrainas ka publikuar momentin kur ushtari u godit me predhë në momentin kur po tentohej të fshihej; situatën e bënin më të vështirë edhe temperaturat e ulëta.

Në pamje ai shihet kur u qëllua, dhe i plagosur, nuk ia del të largohet. Nuk është bërë e ditur për fatin e tij.

Moti i ftohtë ka vështirësuar situatën e luftës në Ukrainë. Ditëve të fundit, temperaturat kanë rënë nën 5 gradë Celsius.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të enjten se ushtria ruse nuk e ka ndërruar strategjinë e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat