Katër persona arrestohen në Austri për planifikimin e sulmeve të mundshme në kisha

Evropë

Katër persona arrestohen në Austri për planifikimin e sulmeve të mundshme në kisha

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Inteligjenca austriake ka arrestuar katër persona në një hetim ndaj një rrjeti islamik, ka njoftuar ministria e Brendshme.

Arrestimet pasuan indikacionet për një sulm të mundshëm në një kishë në Vjenë dhe një katedrale në qytetin gjerman të Këlnit, transmeton Telegrafi.

Drejtoria për Çështje të Sigurisë Shtetërore dhe Inteligjencës në Ministrinë e Brendshme të Austrisë, njoftoi të sot se janë duke u marrë në pyetje të dyshuarit.

Për momentin nuk mund të jepen detaje të tjera për shkak të taktikave kriminale.

Gazeta gjermane Bild raportoi më parë për arrestimet austriake, si dhe një në Gjermani.

Në fillim nuk kishte asnjë konfirmim për këtë. Ministria e Brendshme në Vjenë bëri të ditur se situata e sigurisë në Austri dhe në mbarë Evropën është e tensionuar.

Për këtë arsye, shërbimet e sigurisë morën masa paraprake gjatë festave të Krishtlindjeve në formën e rritjes së mbikëqyrjes dhe monitorimit të hapësirave publike.

Deklarata të ngjashme ka bërë dje edhe policia e Vjenës. Masat e sigurisë janë shtuar edhe në katedralen në Këln.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat