Arrestohet në një resort në Spanjë bosi i Camorra-s

Evropë

Arrestohet në një resort në Spanjë bosi i Camorra-s

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:02
Nicola Rullo, i konsideruar krahu i djathtë i Edoardo Continit

Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga Nicola Rullon, një shumë i kërkuar nga drejtësia italiane, si drejtuesi i klanit mafioz Camorra.

Nicola Rullo, i konsideruar krahu i djathtë i Edoardo Continit, i arrestuar më herët gjatë këtij viti po në Spanjë, ishte në kërkim prej disa muajsh, pasi i ishte shmangur masës së arrestit.

Ai u identifikua në bazë të informacioneve të marra dhe veprimtarisë hetimore të kryer nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit që çoi në aktivizimin e njësisë qendrore Udyco të policisë spanjolle nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.

Karabinierët arritën të ndiqnin lëvizjet e anëtarëve të familjes, j dhe kështu e gjetën Rullon në një resort të njohur në Alicante, ku 53-vjeçari strehohej prej të paktën 20 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat