​Sindikata serbe ushtarake: Qeveria po e kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi e shkatërroi ushtrinë

Evropë

​Sindikata serbe ushtarake: Qeveria po e kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi e shkatërroi ushtrinë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Sindikata serbe e ushtrisë ka reaguar pas propozimit të ushtrisë serbe që të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi. Kjo pasi e njëjta po vlerëson se qeveria serbe në këtë mënyrë po mundohet të largojë nga vetja përgjegjësinë që ka për shërbimin e detyrueshëm.

Ai për Beta-n, në lidhje me propozimin e Shtabit të Përgjithshëm drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për riaktivizimin e shërbimit ushtarak, ka thënë se ka qenë çështje referendumi.

Kryetari i Sindikatës së Ushtrisë së Serbisë, Novica Antiq, tha se një vendim i tillë do të kërkonte ndryshime në të gjithë grupin e ligjeve ushtarake.

Sipas tij, askush nga qeveria serbe nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për shkatërrimin e Forcave të Armatosura Serbe si institucion dhe për këtë arsye tani po përpiqen të rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“Punonjësit e ushtrisë janë të margjinalizuar, punojnë jashtë orarit, nuk i shohin familjet e tyre, nuk kanë vakt të ngrohtë dhe pagat e tyre janë pak më shumë se paga minimale”, tha Antiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat