‘Rusia mban peng 26 gazetarë ukrainas’

Evropë

‘Rusia mban peng 26 gazetarë ukrainas’

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Jaroslav Yurchyshyn, kreu i komitetit parlamentar të Ukrainës për lirinë e fjalës, ka thënë se zyra e tij ka mbajtur një takim me ‘Reporterët pa Kufij’ për të planifikuar një fushatë publike ndërkombëtare për “gazetarët e kapur”.

“Aktualisht, ne njohim 26 persona të medias të kapur nga rusët…

Kjo është një sfidë e madhe për komitetin tonë, ne po kërkojmë mbështetjen e kolegëve tanë nga jashtë dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për të çliruar popullin tonë,” shkroi ai në Facebook.

Ai përmendi emrat e disa prej gazetarëve, duke përfshirë Viktoria Roshchyna – një gazetare e Pravda-s ukrainase e cila u zhduk më 3 gusht 2023, ndërsa raportonte nga territori ukrainas i kontrolluar nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat