“Rusët po gënjejnë rreth viktimave të aeroplanit të rrëzuar”, ukrainasit thonë se disa të burgosur ishin shkëmbyer që moti

Evropë

“Rusët po gënjejnë rreth viktimave të aeroplanit të rrëzuar”, ukrainasit thonë se disa të burgosur ishin shkëmbyer që moti

Më: 25 janar 2024 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Propaganda ruse arrin në tjetër nivel – të burgosurit që Rusia pretendon se ishin në aeroplanin e rrëzuar ishin shkëmbyer më herët, thonë autoritetet ukrainase.

Lista e të burgosurve ukrainas të luftës që është supozuar nga mediat ruse se ishin në bordin e aeroplanit të rrëzuar II-76, ka mospërputhje sipas komisionerit ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets.

“Po, ne gjetëm shtetas ukrainas në listë, të cilët janë shkëmbyer më parë”, tha Lubinets, raporton skynews.

Raportet nga Instituti për Studimin e Luftës thanë se të paktën një person në listë ishte shkëmbyer më 3 janar.

Lista me 65 emra është publikuar nga gazetarja televizive ruse, Margarita Simonyan, e cila është një propaganduese e lartë e Kremlinit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat