Erdogan reagoi për sulmin në kishën e Stambollit

Evropë

Erdogan reagoi për sulmin në kishën e Stambollit

Më: 28 janar 2024 Në ora: 21:12
Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar për sulmin e ndodhur mëngjesin e sotëm në një kishë në Stamboll dhe ka zhvilluar një bisedë me guvernatorin e qarkut Sariyer, Omer Kalayli.

Ndër të tjera, sipas fjalëve të përcjella nga shefi i Zyrës së Komunikimit të Presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun, ai iu shprehu ngushëllimet të gjithë komunitetin dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

Udhëheqësi turk po ashtu ka theksuar se po ndërmerren hapat e duhur për kapjen sa më të shpejtë të autorëve.

“Fatkeqësisht, vrasës të tillë shfaqen kudo. Këta vrasës bëjnë që të pafajshëm të paguajnë çmimin. Policia jonë aktualisht është e mobilizuar me të gjitha burimet e saj. Besoj se autorët do të kapen brenda një kohe të shkurtër. Do t’i gjejmë brenda 24 orëve”, tha presidenti turk.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya gjithashtu foli për sulmin në qytetin metropolitan, Stamboll.

“Rreth orës 11:40 në zonën e Kishës së Santa Maria, dy persona sulmuan besimtarët në kishë. Ata ishin të maskuar. Një person, vdiq fatkeqësisht. Për këtë çështje është nisur një hetim i fuqishëm. Ne dënojmë ashpër këtë sulm të poshtër. Kërkimi për sulmuesit është në vazhdim”, përfundoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat