Deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it

Evropë

Deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 19:14
KFOR

Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it.

Në njoftimin për media thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

 “Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, bëhet e ditur në njoftim. Mes tjerash thuhet se roli kryesor i ushtarëve gjermanë që shërbejnë përkrah ushtarëve nga 26 vende të tjera që bëjnë pjesë në KFOR-it, është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

KFOR-i ka aktualisht rreth 4 mijën e 500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat