Papa i bën thirrje botës që të ndalojë trafikimin e qenieve njerëzore

Evropë

Papa i bën thirrje botës që të ndalojë trafikimin e qenieve njerëzore

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore, duke thënë se shumë prej tyre janë bërë viktima të një shfrytëzimi të tillë.

Ai tha gjithashtu se toleranca dhe vëllazëria janë të nevojshme kundër urrejtjes dhe luftës; se paqja ishte përgjegjësi e gjithë familjes njerëzore; se vëllazëria njerëzore është spiranca e shpëtimit të njerëzimit; dhe se “jeta ka një vlerë të pamasë, ndaj le të kapërcejmë vizionet ideologjike”, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

Papa Françesku poashtu u lut për viktimat e zjarreve në Kili.

Pas zjarreve atje kanë vdekur të paktën 51 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat