Yandex ua shet investitorëve rusë platformën e kërkimit

Evropë

Yandex ua shet investitorëve rusë platformën e kërkimit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:04
Logoja e kompanisë Yandex.

Grupi Yandex, kompania ruso-holandeze, e cila është themeluar në Moskë, por e ka selinë në Amsterdam, ka arritur marrëveshje për t’ia shitur pjesën më të madhe të biznesit, një grupi të investitorëve rusë.

Kompania i ka shitur operacionet e veta në Rusi për 5.2 miliardë dollarë, shumë më pak sesa vlera e platformës në treg.

Blerja e platformës për një koncorsiumi të investitorëve, nënkupton se Yandex tani është plotësisht entitet në pronësi të Rusisë.

Kompania është akuzuar paraprakisht se ia ka fshehur publikut rus informacionet për luftën në Ukrainë.

Moska e ka mirëpritur marrëveshjen e fundit, për të cilën kompania ka thënë se ka qenë “rezultat i një periudhe të gjatë të planifikuar dhe negociimit”.

“Kjo është pikërisht ajo që kemi dashur të arrijmë vite më parë, kur Yandex ka qenë në rrezik që të blihet prej gjigandëve të teknologjisë informative në Perëndim”, ka thënë Anton Gorelkin, zëvendësudhëheqës i një komiteti parlamentar rus për politika të informacionit.

“Yandex është më shumë sesa kompani, është aset për gjithë shoqërinë ruse”, ka shtuar ai.

Yandex është krijuar në fund të viteteve ’90, e ka makinën e vet të kërkimit dhe platformën për reklamim.

Pavarësisht pse quhet “Google e Rusisë”, platforma Yandex nuk ka lidhje me makinën amerikane të kërkimit apo kompaninë e saj amë, Alphabet.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – në shkurt të vitit 2022, shumë biznese të huaja janë larguar prej Rusisë, dhe shpesh i kanë shitur bizneset shumë lirë.

Bashkëthemeluesi i Yandexit, Arkady Volozh, ka qenë një prej biznesmenëve të rrallë rus, që ka folur publikisht kundër luftës.

Ai e ka lënë kompaninë më 2022./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat