Gratë ruse protestojnë në Moskë – duan rikthimin e ushtarëve nga lufta e Ukrainës

Evropë

Gratë ruse protestojnë në Moskë – duan rikthimin e ushtarëve nga lufta e Ukrainës

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Gratë e burrave të armatosur rus, të cilët po luftojnë në Ukrainë, sërish kanë kundërshtuar vendimet e presidentit Vladimir Putin.

Në fakt, aksioni protestues raportohet se do të zgjatë së paku një javë në Moskë, ku kërkesa kryesore është përfundimi i luftës dhe rikthimi i të dashurve të tyre në shtëpi.

Mediat tashmë raportojnë për ndalimet e para të pjesëmarrësve dhe gazetarëve që po raportojnë prej kryeqytetit.

Gjatë mbajtjes së një minutë në heshtje në nderë të viktimave, garda ruse e nderit për asnjë moment nuk u solidarizua me viktimat.

Theksojmë se në shtetin rus është e ndaluar të gjykohet pushtimi i shtetit ukrainas dhe mund të dënohet me burg.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat