Thyhet rekordi, Policia e Spanjës sekuestron sasinë më të madhe të kokainës në një kontejner

Evropë

Thyhet rekordi, Policia e Spanjës sekuestron sasinë më të madhe të kokainës në një kontejner

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:02
Me hapjen e kontejnerit, punonjësit e Mbikëqyrjes Doganore gjetën një sërë paletash me pilula lëndë narkotike

Policia spanjolle sekuestroi tetë ton kokainë të fshehura në një kontejner të maskuar si gjenerator energjie në portin jugor të Algeciras, thanë autoritetet tatimore të hënën.

Ngarkesa e kokainës, një nga më të mëdhatë e kapur ndonjëherë në Spanjë, ndodhej brenda një strukture metalike të krijuar për t’i shpëtuar zbulimit nga skanerët.

Me hapjen e kontejnerit, punonjësit e Mbikëqyrjes Doganore gjetën një sërë paletash me pilula lëndë narkotike, e cila rezultoi se ishte kokainë shumë e pastër qe parashikohej të shpërndahej ne Europe.

Kontrabandistët e drogës kishin planifikuar një rrugë të projektuar për ta bërë sa më të vështirë zbulimin e përmbajtjes së vërtetë të ngarkesës. Nga Surinami udhëtoi për në Panama dhe prej andej në portin e Algeciras. Destinacioni i radhës ishte Portugalia, nga ku do të transportohej me rrugë tokësore për në Spanjë. Hetimi mbetet i hapur. Deri më tani tre persona janë nën hetim. Njëri prej tyre, përgjegjës i pritjes në Spanjë, u arrestua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat