“Samiti ballkanik për dezinformimin”, kërkohet gazetari profesionale dhe luftimi i propagandës

Evropë

“Samiti ballkanik për dezinformimin”, kërkohet gazetari profesionale dhe luftimi i propagandës

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Rusia përdorë agjendën imperialiste në luftëra dhe në dezinformim. Kështu u tha sot në kuadër të Samitit ballkanik për dezinformimin, ku u theksua nevoja për luftimin e propagandës e për gazetari profesionale. Aty u tha se gazetaria sot funksionon nën presion politik dhe ekonomik, prandaj vështirë se mund të përdoret si një burim i verifikueshëm për atë se çka lexon shoqëria.

Përfaqësuesja nga Shërbimi i Veprimeve të Jashtme Evropiane (EEAS), Jasna Jelisic tregoi për strategjinë e Bashkimit Evropian në luftimin e manipulimit të informatave.

Ajo tha se përkundër përpjekjeve për të luftuar dezinformimin, gazetaria profesionale sot nuk është e njëjta siç ka qenë. Ajo tha se gazetaria funksionon nën presion politik dhe ekonomik dhe për këtë arsyeje nuk mund të përdoret si një burim i verifikueshëm për atë se çka lexon shoqëria.

Jesilic: Përkundër përpjekjeve të BE-së, dezinformimi sot është i pranishëm në media

“Shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian që është shërbim diplomatik i hyri punës për të luftuar këtë manipulim të informatave një vit më vonë në vitin 2015, për këtë arsyeje në krijuam forcën e lidhjes brenda divizionit për komunikim strategjik. Në atë kohë flisnim për dezinformomimin, termi lajmi i rreme ende përdoret, por ne e hoqëm sepse dezinformomi është shumë më i gjerë se sa një shpërndarje e lajmeve të rreme, termi u helmua gjatë rrugës dhe u bë sinonim për mediumet që nuk na pëlqejnë i quajmë fake neës... BE-ja ka filluar me rregullimin e platformave më të mëdha dhe pastaj kemi kaluar te pjesa e rregullimit dhe shpresoj që kjo do të ketë ndikim për mbrojtjen e të dhënave private qe janë bërë standard global kudo... Standardet e gazetarisë profesionale kanë rënë, gazetaria është nën presion ekonomik dhe politik kudo edhe në ballkon perëndimore dhe në Kosovës,. Ky është problem i madh sepse nuk janë burim një vend për të verifikuar se çka lexojmë, një tjetër problem është vetëdijesimi i mediave dhe kjo duhet të shtjellohet”, tha Jelisic.

Ndërkaq, studiuesi nga Estonia, Vladimir Sazanov tha se Rusia vazhdon të ketë propagandë të trashëguar.

Ai tha se Rusia përdorë agjendën imperialiste në luftëra dhe në dezinformim.

Sazanov: Rusia përdorë propagandë të trashëguar dhe atë e përdorë edhe sot

“Ideja e Rusisë është ajo qëndresa që është rrethuar nga perëndimi në periudhën sovjetike dhe e kanë përdor këtë term që Bashkimi Evropian, NATO dhe Evropa kanë rënë për këtë dhe kanë shpërndarë këtë vlerë jo më reale. Kjo është diçka e keqe dhe ajo që kur kemi filluar për vlerat demokratike ne qeveri atëherë edhe njerëzit nuk besojnë në propagandën ruse kanë filluar të besojnë në konspiracione të ndryshme... Ka pas edhe shumë lajme tjera të rrejshme dhe shumë nga njerëz të njëjtë që promovojnë narrativen kundër Ukrainës.... Në qeverinë ukrainase për refugjatët ukrainas kanë krijuar një imazh të keq për refugjatët ukrainas, për shtetin e Ukrainës dhe kanë zhvilluar kriza në Evropë më qëllim që të mos mbështetet Ukrainën... Në periudhën imperiale ata kanë pasur propagandën dhe traditën e propagandës e cila ka ndikuar në aktivitet sepse Rusia imperiale që ka qenë zhvilluar shumë në atë periudhë nuk është ndalur, Rusia ka qenë më e fshehur por se i’a kanë pasur këto gjëra, i kanë ta adaptuar këtë strategji... Putini e përdor agjendën e tij imperialiste në luftërat e tij dhe në dezinformim dhe aktivitetet që ndikojnë në këtë”, tha Sazanov.

Për influencën ruse në Sllovaki, Jana Kazas tha se një pjesë e madhe e popullatës ruse besojnë se Rusia është përgjegjëse për dezinformimet e narrativës sllovake.

Kazas: Dezinformimet e narratives sllovake përgjegjëse kryesore është Rusia.

“Dezinformimet ruse janë shumë të suksesshme, kur e krahasojmë Sllovakinë me shtetet tjera me Çekinë, që është e krahasueshme për shkak të kaluarës dhe narrativat ruse janë shumë të ndryshme, së pari është një pjesë e popullatës me qëndrime pro ruse dhe besojmë që kjo është për shkak të lëvizjeve të forta gjatë historisë, kjo nuk është e zakonshme si e kaluara socialiste... Kjo na tregon pyetjen se kush është përgjegjës primar për luftën në Ukrainë, ishin nga grupet ruse. Sllovakia është në pozitë të keqe dhe më shumë se 50% e sllovakëve besojnë se dikush tjetër në Rusi është përgjegjës për këtë dezinformim dhe kjo dokumenton se është një lidhje me narrativën kriminale që shpërndahet në Sllovaki”, tha Kazas.

“Samiti ballkanik për dezinformimin” po mbahet në Prishtinë dhe është organizuar nga “The Geopost”. Në kuadër të paneleve që po mbahen aty, njohës të kësaj fushe po trajtojnë ndikimin e dezinformimit në Ballkan, dezinformimin në Evropë, në rrjete sociale etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat