Liderët globalë dënojnë sulmin terrorist në Moskë

Evropë

Liderët globalë dënojnë sulmin terrorist në Moskë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 09:09
Rusia

Udhëheqësit në mbarë botën kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë dënuar sulmin terrorist që ndodhi në kompleksin Crocus City pranë Moskës të premten mbrëma.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një postim në platformën e mediave sociale X të shtunën se ajo “dënon fuqishëm” sulmin e koncertit të së premtes.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe tragjike,” tha ajo.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dërgoi ngushëllimet e tij qeverisë ruse dhe denoncoi gjithashtu sulmin.

“Pavarësisht origjinës së të dyshuarve, terrori nuk mund të pranohet”, tha ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjithashtu në një postim në mediat sociale  të shtunën se ai “dënon fuqishëm sulmin terrorist të marrë përsipër nga Shteti Islamik”.

Presidenti francez shprehu “solidaritetin e tij me familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin rus”.

Kryeministri polak Donald Tusk tha se vendi i tij shpreson se sulmi nuk do të bëhet “një pretekst për këdo që të përshkallëzojë dhunën dhe agresionin” në një postim në X , duke shtuar se Polonia “dënon fuqishëm sulmin brutal”.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se ai foli me ambasadorin rus të Izraelit “për të përcjellë,  në emër të popullit izraelit  ngushëllimetpër familjet e viktimave, për popullin rus dhe udhëheqjen e tij për humbjen e tmerrshme të jetës”, duke shtuar se ai  u uroi shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Liderë të tjerë europian, përfshirë ata nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania , kanë denoncuar gjithashtu sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat