Erdogan: Netanyahu është i vetmi përgjegjës për tensionet në Lindjen e Mesme

Evropë

Erdogan: Netanyahu është i vetmi përgjegjës për tensionet në Lindjen e Mesme

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:52
Erdogan

Netanyahu dhe qeveria e tij janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme, sipas presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

“Izraeli po përpiqet të provokojë një konflikt rajonal dhe sulmi i tij ndaj ambasadës së Iranit në Damask ishte pika e fundit,” tha ai në një konferencë shtypi në Ankara pas një takimi të kabinetit, shkruan Al Jazeera.

Erdogan shtoi se konfliktet e reja rajonale janë të mundshme për sa kohë që “mizoria dhe gjenocidi” në Gaza vazhdon dhe ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me sens të përbashkët. Ai gjithashtu kritikoi Perëndimin për dënimin e sulmit të Iranit, por jo sulmin e Izraelit ndaj ambasadës së Iranit.

Irani sulmoi Izraelin me qindra dronë dhe raketa dhe zyrtarët izraelitë kanë premtuar se do të përgjigjen.

Irani e quajti breshërinë hakmarrje për një sulm izraelit më 1 prill që rrafshoi ndërtesën e konsullatës në kompleksin e ambasadës së tij në Damask dhe vrau dy nga gjeneralët e tij dhe disa oficerë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat