Spanja dhe Sllovenia: Njohja e pavarësisë së Palestinës e nevojshme për paqen në rajon

Evropë

Spanja dhe Sllovenia: Njohja e pavarësisë së Palestinës e nevojshme për paqen në rajon

Më: 16 prill 2024 Në ora: 22:49
Pedro Sanchez dhe Robert Golob

Kryeministri Shana Pedro Sanchez diskutoi këtë të martë njohjen ndërkombëtare të Palestinës me kryeministrin slloven Robert Golob.

“Ka disa rrugë që mund të marrim. Një prej tyre është përshkallëzimi i situatës dhe një është njohja dhe diplomacia ndërkombëtare”, tha Sanchez dhe shtoi se opsioni i dytë mund të çojë në paqe të qëndrueshme në rajon.

Pas takimit në Lubjanë, Sanchez u tha gazetarëve se Lindja e Mesme “po i afrohet greminës” dhe se situata në Gaza është “e tmerrshme”, ku dy milionë njerëz po përballen me urinë,.

Njohja nuk do të çonte në një lehtësim të plotë të vuajtjeve të popullit të Gazës, shtoi Sanchez, por do të ishte një nga hapat drejt saj.

Ndërsa, Golob deklaroi se Spanja dhe Sllovenia pajtohen që Palestina të njihet si shtet i pavarur me kufijtë e vitit 1967.

Ai vuri në dukje se njohja nuk varet vetëm nga këto dy shtete, por nga faktorë të tjerë, ndër të cilët është votimi i ardhshëm për pranimin e Palestinës si anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara.

Pavarësia e Palestinës, e cila ka statusin e vëzhguesit, është njohur nga 138 nga 193 anëtarët e OKB-së që nga viti 1988.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat