Indy 500 hap dyert për tifozët, në pranverë numër i limituar biletash!
Gara e famshme e Indianapolis, që këtë vit do të zhvillohet më 31 maj, synon të hapë dyert për fansat edhe pse ky numër do të jetë i limituar. Lajmin e konfirmuan organizatorët e garës “Indy 500”, që këtë vit do të organizojë edicionin nr.105.
Edicioni 2020 i kësaj gare u shty nga maji në gusht për shkak të pandemisë Covid-19.
“Kemi si objektiv që të sjellim fansat në Indi 500 dhe për këtë arsye do të punojmë në disa detaje specifike me funksionarët e shëndetësisë. Kemi edhe 3 muaj kohë, pra do të monitorojmë situatën.
Mendoj se deri në pranverë do të kemi marrë një vendim dhe vetëm në atë periudhë do të hedhim biletat në qarkullim”,thanë organizatorët e Indy 500.