Pranvera Xhaferi sprovohet në Greqi

Formula 1

Pranvera Xhaferi sprovohet në Greqi

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:53
Pranvera Xhaferi sprovohet në Greqi

Kampionja e Kosovës Drage, Pranvera Xhaferi, synon rezultat sa më të mirë në garën që zhvillohet në Greqi gjatë javës së ardhshme.

Pranvera është e përgatitur për sprovat e reja. 

“Radhën për pjesëmarrje në garat 'Drage Race' e ka Greqia, gara të cilat janë shty për disa ditë, për shkak të kohës që nuk ishte e mirë.

Unë po nisëm nesër për Greqi, garat fillojnë prej të premtes, në datat 17, 18, 19 të këtij muaji.

Këto gara që do të mbahen në ditët në vazhdim i kam prit me padurim për shkak të pistës që e kanë shumë të mirë, e të mirëmbajtur, shpresoj që do të arrijë kohë të mirë (rezultate të mira)”, ka shkruar Xhaferi në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat