Shumë pretendentë për titullin kampion

Formula 1

Shumë pretendentë për titullin kampion

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:21
Shumë pretendentë për titullin kampion

Ditën e diel, më 6 mars, do të zhvillohet gara e parë sezonale e botërorit 2022 në MotoGP. Gara e parë do të zhvillohet në Katar, në pistën e Losail, aty ku pilotët do të duelojnë për pikët e para sezonale.

Një sezon që parashikohet edhe më i fortë, teksa pretendentët për titullin kampion janë të shumtë. Francezi Fabio Quartararo me Yamaha do të mbrojë titullin kampion, por për të ky nuk ka për të qenë një mision i lehtë.

Mes pretendentëve kryesorë është edhe italiani i Ducati, Francesco Bagnaia, që vjet rivalizoi deri në fund. Me interes pritet edhe sezoni i spanjollit të Honda, Marc Marquez, por rrugëtimi i tij do të varet nga problemet fizike.

Surpriza e këtij sezoni mund të jetë skuadra e Valentino Rossi, Mooney VR46 Racing Team. Suzuki beson te dyshja me përvojë spanjolle Joan Mir dhe Alex Rins, ndërsa skuadrat e tjera duken disi më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat