Leclerc nuk fshihet pas triumfit

Formula 1

Leclerc nuk fshihet pas triumfit

Më: 21 mars 2022 Në ora: 12:50
Leclerc nuk fshihet pas triumfit

Fitorja e dyfishtë që Ferrari arriti ditën e diel në Bahrein, në garën e parë sezonale të Formula 1, ka rikthyer entuziazmin të “kokëkuqja”.

Ai që triumfoi ishte Charles Leclerc, që jo vetëm e dominoi garën por edhe u përball shkëlqyeshëm dy herë me kampionin e botës Max Verstappen.

“Kjo ishte vetëm gara e parë, ndërkohë që sezoni është i gjatë dhe e dimë që do të kemi momente të vështira. Gjithseti, treguam se jemi aty, gati për të dueluar.

Tani na duhet të punojmë më shumë për të tentuar të fitojmë titullin. Është shpejt për objektiva, por unë besoj te titulli”, tha Leclerc.

“Unë dua gjithnjë të fitoj. Ky duket sezoni i duhur për ta arritur këtë objektiv dhe duhet të punojmë fort për ta arritur. Kemi bërë një hap të madh përpara në motor dhe kjo falë skuadrës.

Kjo fitore në Bahrein është frut i një pune të madhe që kemi bërë gjatë dy viteve të fundit”, u shpreh Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat