Komentet raciste ndaj Hamilton, gjykata braziliane nis hetimet

Formula 1

Komentet raciste ndaj Hamilton, gjykata braziliane nis hetimet

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:07
Komentet raciste ndaj Hamilton, gjykata braziliane nis hetimet

Një gjykatës në Brazil ka urdhëruar çeljen e hetimeve pas akuzave raciste dhe omofobe ndaj Lewis Hamilton që ka bërë në fund të qershorit 3 herë kampioni i botës në Formula 1, Nelson Piquet. Akuzat janë paraqitur në gjykatë nga katër organizata për të drejtat humane, shkruan "Telesporti". 

Ata kërkojnë q ëish-piloti Brazilian të dënohet duke paguar 10 milionë real brazilian (rreth 1.86 milionë dollarë) për dëmin moral që i ka shkaktuar pilotit britanik. Akuza që sipas këtyre grupeve kanë ardhur edhe ndaj grupimeve Lgbt.

Piquet, që në gusht do të fstojë 70-vjetorin e lindjes, ka dy javë kohë për të paraqitur para gjykatësit Felipe Costa da Fonseca Gomes mbrojtjen e tij. Deklaratat e tij teksa fliste për aksidentin e sezonit të kaluar në Silverstone mes Max Verstappen e Lewis Hamilton bënë xhiron e botës.

Ato u dënuan nga e gjithë bota e sportit dhe ajo e Formula 1 në veçanti. Vajza e tij Kelly është e fejuar me pilotin holandez të Red Bull dhe ai e quante në komentet e tij Hamilton me nofkën “z,,,”. Piquet ka kërkuar ndjesë për ato deklarata, duke sqaruar se ato fjalë janë keqinterpretuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat