Rossi gati për sfidën më të vështirë

Formula 1

Rossi gati për sfidën më të vështirë

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:28
Rossi gati për sfidën më të vështirë

Këtë fundjavë, në pistën e famshme belge të SPA Francorschamps do të zhvillohet gara 24 orëshe e kampionatit GT World Challenge Europe. Për herë të parë në këtë garë do të marrë pjesë edhe Valentino Rossi, ikona e MotoGP që këtë vit debuton në këtë kampionat.

Në këtë garë janë regjistruar 66 makina e mes tyre edhe Auri R8 LMS me numrin 46 e Valentino Rossi, që për herë të parë garon në pistën belge, të gjatë 7 kilometra. Gara do të nisë në orën 16:45 të ditës së shtunë (30 korrik) dhe do të zgjasë 24 orë (ora 16:45 e ditës së diel).

Kjo është gara e shtatë sezonale e kampionatit GT World Challenge Europe 2022, por për Rossi ky është një debutim absolut në një garë të tillë.

Piloti italian do ta ndajë sediljen e makinës së tij bashkë me Frederic Vervisch dhe Nico Muller. Ata do të garojnë në kategorinë PRO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat