Mercedes akuza për makinën e sigurisë

Formula 1

Mercedes akuza për makinën e sigurisë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:40
Mercedes akuza për makinën e sigurisë

Toto Wolff, drejtori sportiv i makinës Mercedes, ka reaguar për mbylljen e garës së fundit të Formula 1 zhvilluar në Monza, e cila ishte e ngjashme me atë të Abu Dhabi, sezonin  e kaluar. Gara e Monza u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë, pa u dhënë mundësi pilotëve të garojnë e duelojnë për fitoren.

Ndërkohë që, në Abu Dhabi, makina e sigurisë u largua para xhiros së fundit, duke i dhënë mundësi Max Verstappen të parakalonte Leëis Hamilton e të shpallej kampion bote.

Ai vendim krijoi mjaft polemika e akuza të ndërsjellta. Edhe sot, Toto Wolff ka bërë një krahasim mes dy garave, duke akuzua FIA.

“Nuk ishte finalja e garës që dëshironim, por rregullat duhen respektuar. Për fat të keq këto rregulla nuk u respektuan edhe në Abu Dhabi. Komisarët e garës përdorën në dy gara të ndryshme dy standarte të ndryshme, ndërkohë që situata ishte e njëjtë. Kjo është e patolerueshme për FIA”, u shpreh Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat