Leclerc: I kënaqur me sezonin

Formula 1

Leclerc: I kënaqur me sezonin

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:27
Leclerc: I kënaqur me sezonin

Charles Leclerc është i kënaqur nga paraqitja e tij gjatë këtij sezoni, pavarësisht se nuk arriti të fitojë titullin kampionë për pilotë.

Tashmë për monogaskun e Ferrari objektivi është titulli i dytë, në një sfidë me Serio Perez (Red Bull). “Të jem i ndershëm, jam shumë i kënaqur nga ky sezon”, tha Leclerc nga Amerika, ku përgatitet për garën që zhvillohet në Austin.

“Natyrisht që njerëzit kujtojnë dhe përmendim gjithnjë gabimet e mia në Imola e Francë, apo të skuadrës.

Në një kampionat me 22 gara do të ketë edhe gabime, sidomos kur shkon përtej limiteve. Nuk besoj se kur kam bërë gabime po përpiqesha të kompesoja gjëra të tjera”, u shpreh Leclerc.

“Gabimet mund të ndodhin në çdo moment, në çdo garë. Sot nuk mund të ndryshoj atë që ka ndodhur, por kam ndjesinë se për to flitet më shumë se sa duhet. Diferenca e madhe me Verstappen duhet analizuar, por ajo që duhet të përmirësojmë janë ditët e diela”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat