Merret vendimi ndaj Red Bull

Formula 1

Merret vendimi ndaj Red Bull

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:21
Merret vendimi ndaj Red Bull

Arrihet marrëveshja mes Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe Red Bull, në lidhje me shkeljen e rregullave financiare nga ana e makinës austriake. Kjo shkelje e tavanit financiar, e barazvlefshme me 5% të buxhetit, i ka kushtuar një gjobe prej 7 milionë dollarësh Red Bull.

Jo vetëm kaq, por makina e saposhpallur kampione e botës në Formula 1 për vitin 2022, do të kalojë më pak kohë në galerinë e erës. Ajo përdoret për zhvillimin aerodinamik të makinës dhe penalizimi që ka marrë Red Bull është e barazvlefshme me 10% të kohës së përgjithshme.

FIA dhe Red Bull arritën marrëveshjen dy ditë më parë, por ajo u bë publike vetëm sot, para fillimit të provave të lira, të vlefshme për garën e Meksikës.

Nuk ka asnjë heqje titulli për pilotë për Max Verstappen, sic mund të mendonte ndokush. Pra, një dënim i butë për Red Bull, që rrezikonte edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat