McLaren dhe Aston Martin zbulojnë sekretet e sezonit të ri

Formula 1

McLaren dhe Aston Martin zbulojnë sekretet e sezonit të ri

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:15
McLaren dhe Aston Martin zbulojnë sekretet

Me sezonin e ri të Formula 1 në prag, skuadrat pjesëmarrëse po kryejnë një e nga një prezantimet e makinave të tyre.

Së fundi kanë zbuluar “sekretet” e tyre makinat McLaren e Aston Martin, që këtë sezon synojnë të jenë mes tri skuadrave më të mira.

Makina Aston Martin e këtij viti do të quhet AMR23 dhe do të pilotohet nga veterani spanjoll Fernando Alonso e kanadezi Lance Stroll.

Skuadra britanike shpreson shumë që përvoja e Alonso, ardhur këtë vit, të ndihmojë në paraqitjen në pistë, një makinë me mjaft risi.

Pritshmëri të mëdha ka për këtë sezon edhe makina Mclaren, që feston 60-vjetorin e saj në Formula 1.

Për këtë arsye, makina quhet MCL60 dhe do të pilotohet nga britaniku Lando Norris dhe australiani Oscar Piastri.

Ky i fundit është një debutues në Formula 1 dhe shpreson të ndihmojë makinën britanike të kapë podiumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat